Magani nuk kënaqet kurrë, ka sërish rezerva për futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 17:10


Magani nuk kënaqet kurrë, ka sërish rezerva për futbollistët

Besa fitoi 0-1 në transfertën e vështirë të Shënkollit, ku debutoi me fanellën verdhezi sulmuesi Lukas Kardozo. Trajneri Gugash Magani pohon se të tijtë ishin superiorë, sidomos në 45 minutat e para, por ai është mjaft i shqetësuar për shpërdorimin e rasteve flagrante të shënimit.gugash magani

“Ishim koshientë se rezultati pozitiv në Shënkoll ishte i domosdoshëm për të qenë në korsinë e pretendimeve tona. Çdo rezultat tjetër do të ishte vetëvrasje. Krijuam raste të pastra shënimi, që fatkeqësisht duke shpërdoruar së paku 4 raste pjesën e parë. Në pjesën e dytë, freskuam skuadrën dhe shënuam. Sigurisht, më gëzon fitorja, sepse na mban në garë, por nuk mjafton. Në futboll kërkohet sakrificë, dëshirë dhe efikasitet.

Nëse nuk i tregon këto në fushë, ndëshkohesh, siç na ndodhi me Ilirinë, ku lamë 2 pikë. Ndaj Shënkollit përsëri pashë futbollistë, të cilët nuk dhanë atë që prisja. Kam rezerva për disa, por nuk dua të përmend emra. Nuk mund ta rrezikojmë ndeshjen, kur i kemi të gjitha mundësitë ta mbyllim që në 45 minutat e para. Duhet vazhdimësi loje dhe grintë që nga minuta e parë deri në fund”, ka thënë një ditë pas fitores në Shënkoll trajneri Magani.Besa-Kavaje

Në ndeshjen e fundit, Besës iu dëmtua mbrojtësi Shimaj. Kavajasit kanë përpara dy takime që vlejnë sa i gjithë sezoni, këtë fundjavë presin ekipin kryesues të Apolonisë, kurse një javë më pas, do presin Pogradecin, një tjetër pretendent.

Këto 180 minuta do të përcaktojnë qëndrimin e ose jo të Besës në 4-shen e parë. Po ashtu, këto sfida do të tregojnë peshën e afrimeve të janarit. Të mërkurën, Besa luan ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Skënderbeut, që duket se do të jetë thjesht formalitet, duke ditur humbjen e ndeshjes së parë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com