Magani: Nuk e kisha parë asnjëherë më parë skuadrën kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 16:50

Magani: Nuk e kisha parë asnjëherë më parë skuadrën kështu

Loja agresive e Teutës ndaj Laçit dhe dëshira për fitore kanë kënaqur trajnerin Gugash Magani i cili foli me superlativa për djemtë që stërviste.

Magani

“Këtë skuadër që pashë sot nuk e kam parë në asnjë ndeshje, e kam parë vetëm në ndeshjen e 9 po me Laçin në Durrës. E filluam mirë atëherë dhe e vazhduam keq. Por të paktën e mbyllëm mirë dhe 2017 do të jetë më i mirë”, tha ai në “Gol pas Goli”.

“Kemi shumë punë për të bërë se janë në lojë edhe 54 pikë dhe 18 ndeshje, ku asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Janë të gjithë të vështirë ata që kemi para për t’u ngjitur sa më lart. Do të punojmë shumë dhe natyrshëm që presim edhe merkaton e janarit”, deklaroi trajneri i Teutës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"