Magani, një fitues që sheh kudo probleme: Nuk patëm ritmin e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 21:40

Magani, një fitues që sheh kudo probleme: Nuk patëm ritmin e duhur

Teuta ka fituar sot 2-1 ndaj Luftëtarit ndeshjen e parë në kampionat, por trajneri Gugash magani ishte i pakënaqur me atë që kishte parë në pjesën më të madhe të lojës nga skuadra e tij. Në deklaratat për “SuperSport” pas sfidës, ai nuk ngurroi të theksonte se ekipi kishte bërë shuëm gabime gjatë sfidës në fjalë.

magani

Për fitoren në ndeshjen e parë

“Në fakt trepikëshi më kënaq sepse është fillimi, ndeshja e parë e kampionatit dhe fillimi i mbarë është shumë i rëndësishëm. Jo vetëm për ne, për këdo. Isha i shqetësuar gjatë javës, se na kanë fryrë shumë mediat apo edhe vetë me lojtarë të veçantë.

Pritshmëritë do të tregohen në fushën e lojës, aq më shumë që luajtëm 60 minuta me një më pak te Luftëtari, duhet ta kishim zgjidhur shpejt. Pjesa e parë ishte e dobët, në të dytën më mirë, por po ta analizosh taktikisht, nuk patëm ritmin e duhur, në momente të veçanta në finalizim kur krijuam raste”.

Për zëvendësimin në fund të pjesës së parë

“Latif nuk ishte në ditën e tij më të mirë, si lojtar është alternativë, sepse sulmuesi kryesor është Osemene. Por ky i fundit ishte gjithë kohës me probleme. Nuk deshëm ta sakrifikonim, shkoi 0-0 dhe u detyruam. Fatmirësisht nuk na ndodhi gjë se nuk është stërvitur si duhet para ndeshjes”.

Për vështirësitë në fazën ofensive

“Kjo u vu re sidomos në pjesën e parë ku patëm mundësi të merrnim topin dhe kundërshtari ishte lart, kishte hapësira edhe në krahë. Nuk treguam ato gjëra që ne kemi bërë në stërvitje, i thash edhe skuadrës. I përgëzova por u thashë keni shumë punë për të bërë. Mos harroni që është një skuadër e re. Kanë ikur e ardhur shumë lojtarë, do kohë. Por kur merr tre pikët në fillim, më mbrapa ke motivim. Kam kritika për skuadrën se duhej ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"