Magani ngre zërin në stërvitje, dëmtohet kapiteni Lena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2017 | 14:05

Magani ngre zërin në stërvitje, dëmtohet kapiteni Lena

Teuta vijon me përgatitjet në terren dhe dje “djemtë e detit” zhvilluan dy seanca stërvitore. Ajo e paradites ishte e karakterit tekniko-taktik, ndërsa pasdite ekipi zhvilloi disa minindeshje brenda grupit. Skuadra është në rritje të vazhdueshme me trajnerin Magani, që kërkon gjithmonë maksimumin nga të tijtë.

gugash magani

Gjatë një aksioni, Latifi u pengua në zonë dhe u ngrit duke parë nga trajneri peqinas, ndërsa ky i fundit i bërtet nga distanca, duke i thënë se fitohet kështu penalltia në një ndeshje normale. Gjithashtu Magani e ndali disa herë stërvitjen dhe kërkoi nga lojtarët përqendrim në lojë dhe respektim të të gjitha detyrave që ai jep.

“Në disa momente të ndryshme më duket sikur nuk e keni mendjen fare te loja. Çfarë është kjo sjellje kështu? Këtu ka disa lojtarë që i kam pasur shumë për zemër dhe i kam ndihmuar shumë, por ata më kanë zhgënjyer më shumë nga të gjithë.

E dini ju për kë e kam fjalën, nuk është nevoja të përmend emra. Mos më zhgënjeni, punoni fort dhe përqendrohuni te loja. Nuk duhet të shikoni vetëm kundërshtarin, por edhe shokët e skuadrës. Dua shkathtësi dhe shpejtësi mendimi”, u tha Magani lojtarëve pas minindeshjes që zhvilloi me grupin.

Formacioni

Gjatë stërvitjes së pasdites, trajneri Magani provoi disa skema të ndryshme dhe i ndryshoi disa herë lojtarët, në mënyrë që të krijojë një ide më të qartë rreth ekipit që do të hedhë në fushë kundër Laçit. Pak para përfundimit të stërvitjes, kapiteni Nijas Lena ndjehu një shqetësim në hije dhe u detyra të largohet nga fusha.

Sipas stafit mjekësor, nuk bëhet fjalë për diçka serioze, megjithatë ditën e sotme do të mësohet shkalla e vërtetë e këtij dëmtimi. Nga ana e stafit teknik shpresohet që lojtari të mos ketë asgjë shqetësuese dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës që durrsakët do të luajnë në shtëpi ndaj Laçit, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"