Magani: Meritonim më shumë se 1 pikë nga kjo ndeshje, tani kërkoj pikët në vend të lojës së bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 19:15

Magani: Meritonim më shumë se 1 pikë nga kjo ndeshje, tani kërkoj pikët në vend të lojës së bukur

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Magani tha se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje të mirë përballë një kundërshtari të fortë në Superiore si Flamurtari, dhe mund të merrte edhe më shumë se një pikë nga kjo transfertë. Ai është dakord, se tani kërkon më shumë pikët, se sa lojën e bukur.

magani

Sa i kënaqur ishit nga lojtarët këtë ndeshje?

“Nuk mendoj se ishte një ndeshje e mërzitshme. Ne as nuk u zvarritëm në fushë, as nuk ndenjëm duke u mbrojtur. Zhvilluam një paraqitje të mirë. Flamurtari është një nga skuadrat më të mira të Superiores. Rezultati duhej të shkonte në favorin tonë, dhe them se meritonim më shumë se 1 pikë.”

E ka marrë veten skuadra nga kriza

“Mendoj se skuadra ka qenë e rënduar psikologjikisht, dhe ende nuk jemi shëruar. Kjo ishte një pikë e rëndësishme, për të vazhduar përpara. Edhe me dy fitoret, mendoj se kjo ishte një pikë kthese, dhe vazhdimësie.”

Kur do bëni një fitore ndaj një skuadër të madhe në kampionat?

“E kam thënë që kemi pasur probleme në mbrojtje, si dhe në merkato, ku kam marrë përgjegjësitë e mia. Edhe tifozët kanë të bëjnë shumë me ritmin e një ndeshje. Sot nuk kishte tifozë, dhe ritmi nuk është edhe aq i lartë. Mendoj se skuadra po rritet dita-ditës, kemi ende shumë ndeshje. Thashë që kjo ishte pika e konfirmimit për skuadrën, dhe në ndeshjet e tjera do bëjmë akoma më mirë. Teuta nuk ka asnjë lloj presioni, dhe besimi që ka presidenti tek unë është diçka pozitive që na jep qetësi në grup.”

Më të rëndësishme pikët, se loja e bukur

“Dua të shtoj se skuadra tani ka filluar të punojë dhe të kenë besim tek puna e tyre. Edhe ndeshjen e parë kur fituam me Luftëtarin në Durrës, media na ka fryrë shumë, dhe gabimet i kishim tek vetja. Jemi një skuadër e re, dhe ende lojtarët e rinj nuk janë mësuar me filozofinë e klubit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"