Magani: Më mirë ta nisnim me 10 lojtarë ndeshjen, Dediçin do marrë dënim edhe nga mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 16:24

Magani: Më mirë ta nisnim me 10 lojtarë ndeshjen, Dediçin do marrë dënim edhe nga mua

Trajneri Magani, u shpreh me nota kritike për skuadrën pas humbjes me Kamzën në shtëpi, dhe mori përgjegjësi edhe për ndonjë zgjedhje të gabuar që mund të kishte bërë në formacion. Ai shtoi se tek Teuta, shumë lojtarë nuk e ndiejnë veten lider, dhe nuk marrin përgjegjësi mbi supe, për të vënë ekipin të parin, dhe më pas veten e tyre.

magani

Ekip i shthurur në pjesën e parë? Mendoj që sot kemi zhvilluar ndeshje shumë të dobët në përgjithësi. Kemi marrë një humbje të merituar. Kamza e meritoi fitoren. Skuadra u fut në fushë me besim dhe pa parë forcën reale të Kamzës. Menduam se rezultati pozitiv për Kupë mund të na bënte që ta thyenim ekipin. Kam përgjegjësitë e mija edhe për ndonjë zgjedhje të gabuar. Nuk mund të toleroj disa gabime foshnjarake, si te goli si të kartoni i kuq.

Është hera e dytë që ky futbollist na le me dhjetë vetë. Do ta analizojmë fort, kam pasur dhe kam besim, por ai duhet të dijë se është skuadra e para dhe më pas ai. Përveç komisionit, do të ketë edhe me mua. Lena bëri një gabim që ndodh, por është kapiteni dhe nuk duhet të ndodhë. Çdo njeri duhet të analizojë veten e vet. Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë humbje. Nuk dhamë asgjë në fushë. Skaudra luajti më mirë me dhjetë, dhe pati motivim tjetër.

Kam rezervat e mija për një 11-metërsh të padhëne. Penalltia e Lënës? Mua më duket që është faull. Nuk dua të justifikohem me këtë episod. Është penallti që në momentin e parë të Plakut. Eufori apo gabime individuale? Normale që edhe euforia është pjesë kryesore e kësaj humbje. Por edhe fakti që skuadra nuk është në ekuilibër.

Unë shoh ekipin që bëri tre ndeshje të mira dhe më aps fillon një kthesë e frikshme. Nuk kemi kohë për të qarë, por duhet mbyllur sa më lart në klasifikim dhe në janar do të shohim diçka. Lojë e mirë në të dytën dhe me raste, por mungon finalizuesi… Ne pësojmë gola që nuk duhet të pësohen. Këtu është më shumë problemi. Skuadra duhet të ketë një shënues, një goleador. Por të paktën të mbahet6 zero mbrapa. Shanset ishin. Kështu si shkoi loja sot, do të isha shumë i kënaqur edhe me barazim.

Skuadër pa lider? NË fakt, futbolli është kolektiv por mund të jetë një apo dy lider, mirëpo nuk janë të tjetër. gjithsecili duhet të jetë lider që të mbajë përgjegjësi dhe të ringrihet në momente të vështira. Habitem sepse janë lojtarë që punojnë prej disa vitesh me mua dhe disa herë kam qenë i verbër për besimin ndaj tyre. Kemi lojtarë me eksperiencë, por problemi është që duhet të jenë të gjithë në nivel. Çfarë i kërkuat ekipit ndryshe nga Kupa?

I kërkova që të vrapojë sa më pak dhe të luajë sa më shumë me topin. Për shkak edhe të terreni9t por edhe pse Kamza ishte më e freskët. Nuk e bëmë sepse luajtëm që në fillim me topa të gjatë. Kjo i shkon për shkak Kamzës që na vuri në vështirësi”, u shpreh trajneri për “Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"