Magani: Kualifikimin e mbylli goli, duhet kujdes në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2017 | 20:36

Magani: Kualifikimin e mbylli goli, duhet kujdes në Superiore

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, e cilëson momentin e golit të shënuar nga Latifi si pikën e kthesës së ndeshjes së sotme kundër Skënderbeut që solli kalimin e korçarëve në finale përballë ekipit durrsak. Në “Gol pas Goli”, ai theksoi se pas atij moment, për ekipin e tij u bë thuajse i pamundur kalimi në finale.

magani

Për rezultatin e ndeshjes së kthimit

”Gjithmonë humbjet janë të hidhura, aq më shumë kur pretendon për t’u kualifikuar. Kishim disavantazhin e ndeshjes së parë, në aksionin e golit duhet ta kishim ndalur kundërshtarin që në mesfushë. Në momentin e pësimit të golit shpresat u shuan pasi duhej të shënonim 3 gola për t’u kualifikuar, gjë kjo shumë e vështirë”.

Për ndryshimin e skemës

“Jam i kënaqur me skuadrën, kaq ishte mundësia jonë. Ndryshimi i skemës erdhi pasi lojtarët sulmues si Ribaj dhe Magani patën krizë goli gjatë javëve të fundit. Mendoj që ndryshimi që bëmë rezultoi i saktë pasi e rrezikuam portën e Skënderbeut disa here dhe në pjesën e parë edhe mund të kishim shënuar”.

Për vazhdimësinë në kampionat

“Përsa i përket kampionatit duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi jemi në pozita tepër delikate dhe çdo ndeshje duhet ta marrim si finale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"