Magani: Nuk dua të gëzohem pa u kualifikuar, janë dhe 90 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 19:58

Magani: Nuk dua të gëzohem pa u kualifikuar, janë dhe 90 minuta

Pas fitores që arriti me rezultatin 1-0 për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Kukësit, trajneri i Teutës, Gugash Magani, vlerësoi paraqitjen e skuadrës duke thënë se pozitive në këtë takim ishte fakti që nuk pësuan gol.

Untitled-4Trajneri i durrsakëve tha se skuadra e tij u mbrojt mirë dhe ndeshja që do të përcaktojë edhe fatin e kualifikimit do të jetë ajo që do të luhet pas dy javësh.

“Kupa ka elementë të tjerë, sepse është 180 minuta nuk dua të gëzohem pa u kualifikuar. E rëndësishme është që nuk pësuam, pasi janë dhe 90 minuta të tjera.

E rëndësishme është që të përmirësohemi, sepse në momentin që ekipi na vuri në presion, u prishën ekuilibrat. Megjithatë u mbrojtëm mirë dhe tani nuk duhet të gëzohemi dhe të jemi të kujdesshëm me ndeshjen pas dy javësh”,-tha Magani për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"