Magani: Kemi gabuar në merkato, skuadra ishte në shok psikologjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 16:13

Magani: Kemi gabuar në merkato, skuadra ishte në shok psikologjik

Tekniku Gugash Magani u shpreh mjaft i kënaqur për fitoren e sotme në një transfertë të vështirë si ajo e Gjirokastrës. Në prononcimin për “Supersport” menjëherë pas ndeshjes, trajneri e shikon më të qetë skuadrës dhe beson se skuadra do të vijojë ngritjen.

Magani

Për ndeshjen e sotme

“Nuk është e njëjta situatë si në fazën e parë. Kishim shumë ndeshje që nuk merrnim pikët e plota. Trysnia dhe presioni ka qenë maksimal. Mendoj që është një fitore shumë e rëndësishme. Në këto pozita që kishim, mendoj që kishim luhatje besimi.”

Vendosja e gabuar e lojtarëve të golat

“Gabimet janë prezentë, kjo nuk është çështje tekniko taktike, por është psikologjike. Kemi qënë në shok psikologjik. Këtë e kemi vënë re dhe në skuadrat e nivelit të lartë. E pamë dhe në Botëror. Kjo fitore na jep pak qetësi, por asgjë nuk ka mbaruar, pasi sa ka filluar.

Vlerësimi për skuadrën

“Në fakt unë kam besim te skuadra. Të gjithë lojtarët kanë marrë minuta. Kemi bërë një skuadër të re. Kemi gabuar në merkato. Të ulim kokën të punojmë. Kemi nevojë për përforcime. Edhe vetë nuk kam qënë i sigurtë për formacionin. Mendoj që është krijuar një stabilitet. Bilali u fut sepse mungonte Hila. E përligji besimin tim.”

Problemet në javët paraardhëse

“Skuadra ka kuptuar filozofinë. Shënojmë çdo ndeshje dhe mendoj se funksionojmë. Për gjerat e tjera duhet përshtatje. Jemi nga skuadrat që kemi shënuar më shumë por edhe kemi pësuar. Gjithçka ja ve pjesës së trysnisë.”

Për mesfushorin Dediç

“Dediç është lojtar kyç i skuadrës. Në 3-4 ndeshjet e para, kemi luajtur me skemë tjetër. Ai është futbollist që luan mbrapa sulmuesit. Ka qënë më pranë portës këto ndeshjes. Dhe është një lojtar që të ndëshkon. Ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"