Magani: Kam rezerva për gjykimin, por sot Kukësi e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 16:50

Magani: Kam rezerva për gjykimin, por sot Kukësi e meritoi fitoren

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, mbeti i pakënaqur nga loja e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme. Në deklaratën e dhënë pas takimit për “Supersport”, ai tha se Kukësi e meritoi fitoren, ndërsa të tijtë do të kenë shumë punë për të kaluar këtë situatë të vështirë.

magani

Për humbjen

“Në krahasim me një ndeshje më parë, edhe pse humbëm sërish, në pjesën e parë nuk ishim fare Teuta që mendoj unë, ndërsa në pjesën e dytë edhe mund ta kishim barazuar rezultatin. Humbëm përsëri, ka disa shkaqe për këtë, kryesisht është e përjetuara shumë keq e ndeshjes me Partizanin dhe lojtarë të veçantë nuk e kanë përballuar si duhet trysninë. Do kemi punë për ta motivuar ekipin për ndeshjet e tjera.”

Për paraqitjet në ndeshjet e fundit

“Nëse shohim gjithë ndeshjet, kemi bërë 4 ndeshje ku kemi marrë 3 humbje dhe një barazim. Të tre ndeshjet e para duhet t’i kishim fituar, ne ia dhuruam fitoren Partizanit, ndërsa sot humbëm me meritë, por kështu e ka futbolli. E filluam shumë keq, rezultati shkoi 2-0 dhe Kukësi sot e meritoi sepse thuajse gjatë gjithë lojës ishte në avantazh me rezultat të pastër.”

Për ndryshimet në portë

“Goli i parë ishte meritë e Bakajt, por sa më afër zonës jemi duhet të ngushtojmë më shumë hapësira. Unë nuk kam bërë ndryshime të shpeshta në portë, vetëm një herë ishte Moçka ndaj Partizanit për shumë arsye dhe bëri disa gabime, sot jam i pakënaqur me Kastratin gjithashtu, por këto ndodhin në futboll. Risku i trajnerit është kur fut në lojë një lojtar dhe ai s’del mirë. Kjo më kujton periudhën time te Tirana. Fati im i keq ky dhe atyre që u ndodhi.”

Për formën e sulmuesve

“Unë nuk dorëzohem kurrë, por do shume punë një skuadër e re. Marr përgjegjësitë e mia për humbjen, ndërsa sa i përket sulmuesit, ai u dëmtua sepse ka ardhur i papërgatitur. Sulmuesi tjetër që humbi rastet sot nuk është në ditët e tij më të mira. Përveç trajnerit, sulmuesi dhe portieri janë nën akuzë.”

Për arbitrin

“Ç’të them unë për gjyqtarin, këtu është bërë që kush bërtet shumë i vënë gjyqtar të mirë në ndeshjen tjetër. Edhe me Partizanin kam rezerva edhe sot këtu, por nuk besoj se ndikoi shumë gjyqtari sot sepse nuk dhamë maksimumin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"