Magani i sinqertë: Besa, për formalitet në Korçë, duele vendimtare në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 11:57


Magani i sinqertë: Besa, për formalitet në Korçë, duele vendimtare në kampionat

Verdhezinjtë, pasi humbën ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut në Pezë, sot do të udhëtojnë drejt Korçës për të “vulosur” turin e dytë. Për vetë diferencat që kanë në përbërje të dyja ekipet, e pas humbjes së takimit të parë në “shtëpi”, kushdo e ka të qartë se kavajasit “de fakto” dhe “de jure” do i thonë lamtumirë këtij kompeticioni. 

gugash magani

“Tentuam në takimin e parë të befasonim Skënderbeun me shpresën se në futboll mund të ndodhë gjithçka. Siç e dini, Skënderbeu falë kualiteteve që ka, aktivizoi ndaj nesh të gjithë titullarët e përtej dëshirës sonë na mundi me meritë. Tani na duhet të bëjmë mrekullinë në Korçë për ta përmbysur atë humbje, por si trajner jam koshient se është thuajse e pamundur diçka e tillë. Në këto kushte do udhëtojmë drejt Korçës për të respektuar garën”, thotë për “Panorama Sport” trajneri Magani.

Besa-Kavaje

Në të vërtetë Besa ndodhet para dy takimeve mjaft vendimtare për të në kampionat, nga të cilat varet fati i gjithë sezonit. Këtë fundjavë do të presin kryesuesit e Apolonisë e një javë më pas një tjetër ekip kryesues, Pogradecin. Në këto kushte Gugash Magani është i përqendruar vetëm te këto dy sfida. “Pas fitores në Shënkoll, na presin dy sfida vendimtare të rëndësishme në dy javët në vijim. Do presim Apoloninë dhe Pogradecin. Në këto kushte të jem i drejtpërdrejte, e gjithë vëmendja ime mbetet e përqendruar aty dhe jo te Kupa. Fundja mundësitë tona nuk janë të synojmë Kupën kur hipotetikisht edhe nëse eliminojmë Skënderbeun, na presin ekipe si Kukësi, Partizani, Tirana e të tjera. Ndaj, synimi im mbetet të fitojmë përballjet që na presin në kampionat. Jemi totalisht të përqendruar te përballja e fundjavës me Apoloninë, kryesuese e grupit. Kështu edhe sfida e nesërme (sotme) në Kupë do jetë krejtësisht në shërbim të Apolonisë, për të parë e testuar lojtarë që do na duhen për ndeshjet në vijim. Besa ka në përbërje lojtarë të rinj dhe sa më shumë ndeshje të luajnë, aq më mirë u bën atyre. Nesër (sot) do të aktivizoj futbollistë që nuk kanë shumë minuta në lojë gërshetuar me disa titullarë”, përfundoi tekniku peqinas.

Feriz Ferizaj




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com