Magani i del në mbrojtje Duros: Nuk pati faj për barazimin me Teutën, në Shqipëri e vështirë të jesh trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 1, 2020 | 22:19

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Kukësi Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani Tirana

Magani i del në mbrojtje Duros: Nuk pati faj për barazimin me Teutën, në Shqipëri e vështirë të jesh trajner

Ish-trajneri i Besës Gugash Magani i konsideroi ndryshimet e vazhdueshme të trajnerëve në kampionatin shqiptar si diçka e dëmshme.

mAGANI AHAMATAJ

Në studion e “Sport News Plus”, referuar shkarkimit të fundit të Shpëtim Duros nga posti i trajnerit të Kukësit, Magani konstatoi se tekniku kryeqytetas nuk ishte fajtor për barazimin në minutat e fundit të me Teutën 2-2.

“Fitorja historike e Tiranës në derbi 5-1 ndaj Partizanit – Mendoj me 2 fitoret e fundit në derbi Tirana ka përligjur interesimin gjithë kohës. Kam luajtur me Partizanin në vitet të vështira 1998-1999. Në krahasim me atë kohë ka ndryshuar shumë pjesa e interesimit. Më pëlqeu shumë pjesa përveç golave edhe entuziazmi i të dyja tifozerive. Mendoj që ka qenë një shfaqje shumë e bukur.

derbiiii

Orges Shehi pason Duron te stoli i Kukësit – Padiskutim, detyra e trajnerit është shumë e vështirë në Shqipëri, në momente të veçanta krijohen presione artificiale të kota. Para disa kohësh, u ndërrua trajneri I Tiranës pas barazimit me Teutën 1-1. Kam prapë mendimin kur bëhen shumë ndryshime në pankina, kur nuk bëhen zgjedhjet e duhura, nuk ndikon mirë te skuadra. Po t’i referohemi ndeshjes në Durrës, nuk kishte faj Duro. I uroj Shehit suksese dhe të jetë protagonist njësoj si me Skënderbeun”, deklaroi Magani.

Shpetim Duro

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com