Magani: Humbëm dy pikë, disa lojtarë nuk e meritojnë fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 16:20

Magani: Humbëm dy pikë, disa lojtarë nuk e meritojnë fanellën

Trajnerin Magani nuk e kënaq barazimi i sotëm në transfertë ndaj Kamzës. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes tekniku ka deklaruar se skuadra ka humbur 2 pikë në këtë sfidë dhe në qoftë se do ishte treguar më e kujdesshme do e kishte fituar takimin.

Magani

Për ndeshjen

“Për mua sot kemi lënë 2 pikë. Pas golit u tërhoqëm vetë jo për meritë të kundërshtarit. Duhet të ishim treguar më profesionistë dhe ta kishim dyfishuar rezultatin. Skuadra nuk është akoma gati për nivele të larta.

Nuk kishim as ndërrime të cilët mund ti përgjigjeshin ekipi. Në fillim kemi qënë superior ndaj kundërshtarit, më pas kemi lëshuar në lojë.

Për sa i përket gabimit, është një gabim që ndodh kudo. Ishte një ngritje dore instiktive. Po të kishte vazhduar loja edhe 5 minuta mund të ishim mundur.”

Për tërheqjen e skuadrës dhe mungesa e lojtarëve për kundërsulm

“Nuk e tërhoqa unë skuadrën mbrapa, erdhi si presion i kundërshtarit. Në mesfushë ishim superiorë, patëm 2 mungesa të rëndësishme, Cyrbjen dhe Osemenen. Në qoftë se do ishim më të qetë do e kishim fituar ndeshjen, jam i bindur për këtë gjë.”

Kritika ndaj lojtarit Dediç

“ E ka kryer mirë menaxhimin e topave, edhe pse ishte një pozicion i ri për të. E zëvendësova sepse shpenzoi shumë energji. Në raport me ndeshjet e tjera, jam i kënaqur me Dediçin.”

Mungesa e agresivitetit

“Ne ishim më superiorë se Kamza sot. Unë nuk bëj modestin, kemi mbjellë një farë të mirë që do shërbim. Kam vërejtje për disa lojtarë. Të gjithë duhet të sakrifikojnë për skuadrën. Ka lojtarë që nuk e justifikojnë fanellën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"