Magani e quan të merituar fitoren ndaj Elbasanit, Lleshanaku: Më bindi loja e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 20:23

Magani e quan të merituar fitoren ndaj Elbasanit, Lleshanaku: Më bindi loja e ekipit

Egnatia mposhti Elbasanin 3-0 në ndeshjen e parë të kampionatit. Shkëlqim Lleshanaku i kënaqet lojës, përtej rezultatit. Trajneri i Elbasanit mendon se skuadra prodhoi futboll dhe ka pretendime për një 11-metërsh.

egnatia elbasani

“Pavarësisht rezultatit, unë jam i kënaqur nga loja që bëri skuadra. E rëndësishme është që lojtarët zbatuan detyrat, por jo gjithnjë mund të shpërblehesh. Ne i patëm mundësitë tona për të shënuar, por nuk ia dolëm. Gjykimi? Kam vetëm pretendime për rastin e penalltisë, por tani kjo iku”, tha tekniku i verdhebluve.

Trajneri i Egnatias e quan të merituar fitoren. Gugash Magani u shpreh i lumtur për trepikëshin, ndërsa pas ndeshjes tha: “Kemi bërë një ndeshje pozitive dhe e kemi merituar fitoren. Jam i kënaqur nga ajo që dha skuadra në fushë dhe është e rëndësishme që e nisëm mbarë kampionatin. Në pjesën e dytë, Elbasani na vuri në vështirësi dhe e përgëzoj ekipin verdheblu për atë që tregoi në fushë. Nëse vazhdon të luajë kështu, është një ekip që mund të bëjë shumë përpara”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"