Magani: Duhej të kishim shfrytëzuar mungesat e Kamzës, tani të shohim ndeshjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 14:30

Magani: Duhej të kishim shfrytëzuar mungesat e Kamzës, tani të shohim ndeshjen e kampionatit

Gugash Magani ka pritur më shumë nga lojtarët në takimin e djeshëm, edhe pse rezultati 1-1 në fushën kundërshtare e favorizon Teutën.

gugash magani

“E nisëm keq takimin, si për meritë të kundërshtarit dhe të gabimeve të mbrojtjes sonë. Më pas rikuperuam shpejt dhe kishim raste që edhe mund ta fitonim ndeshjen. Ishte një disavantazh që na vuri në pozita të vështira. Më vjen keq për lojtarët, të cilët nuk arritën të merrnin një rezultat më të mirë duke qenë se ekipi i Kamzës luajti me disa mungesa.

Kjo është dhe kritika ime për lojtarët. Ne duhet ta kishim shfrytëzuar sa më mirë këtë moment dhe të kishim fituar. Tashmë na mbetet për të përgatitur takimin në kampionat ndaj Kamzës”. Ndërkohë, për sfidën e radhës trajneri do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, pasi nuk ka as të pezulluar për kartonë apo të dëmtuar. Teuta është pesë pikë larg Kamzës në tabelën e renditjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"