Magani do gjashtë pikë për ta mbyllur me dinjitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2013 | 12:46

Magani do gjashtë pikë për ta mbyllur me dinjitet

Magani EndrienShkumbini të shtunën do të presë në Peqin Tomorin. Dihet që peqinasit dhe beratasit kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, ndaj dhe kjo sfidë më tepër do t’u shërbejë trajnerëve që t’u japin më tepër hapësira futbollistëve të stolit. Megjithëse duket një ndeshje pa shumë vlera, mesfushori Endrien Magani për “Panorama Sport” thotë: “Dihet që kemi dalë jashtë objektivave për shkak të pazareve dhe aleancave të turpshme që bënë disa skuadra në kurriz të Shkumbinit. Madje ishin këto aleanca që e çuan skuadrën tonë drejt rënies, megjithëse ne shpresojmë që drejtësia një ditë do të shkojë në vend. Mendoj se përballë Tomorit do të jetë një ndeshje e hapur dhe e bukur, sepse të dyja skuadrat do të luajnë pa kurrfarë presioni. Natyrisht, ne do të kërkojmë fitoren, pasi duam të tregojmë korrektësinë tonë deri në fund të kampionatit, ndryshe nga disa skuadra. Synimi ynë janë 6 pikët deri në fund për ta mbyllur me dinjitet sezonin”, – përfundoi mesfushori Magani.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"