Magani bën heroin, Shkëmbi i jep leksion profesorit Josa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 15:03

Magani bën heroin, Shkëmbi i jep leksion profesorit Josa

U luajtën ditën e sotme 3 takimet e vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore, ku spikati kryendeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Prishtinës. Skuadra e trajnerit korçar Bledi Shkëmbi arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj kryeqytetasve të Mirel Josës. Ishte Artur Magani njeriu gol i prizrenasve në minutën e 74 që i dhuroi 3 pikë skuadrës së Lirisë.

Liria

Ndërkohë në sfidat e tjera, Flamurtari barazoi me Dirtën 1-1, ndërsa Vellaznimi mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultatin 1-2.

Momentalisht renditja kryesohet nga Llapi me 26 pikë në 13 ndeshje, ndërsa pas tij qëndrojnë Prishtina me 25 pikë dhe Drita me Lirinë me nga 22 pikë.

Vila

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"