Magani: Bëmë detyrën, lojtarëve që u përfundon kontrata do të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 15:19

Magani: Bëmë detyrën, lojtarëve që u përfundon kontrata do të largohen

Gugash Magani mundohet të qëndrojë i qetë edhe atëherë kur është koha për të festuar. Trajneri i Teutës tha se skuadra e tij bëri vetëm detyrën, prandaj nuk ka asgjë për t’u lumturuar. Megjithatë, ai dha një lajm të mirë për tifozët durrsakë se do të vazhdojë të qëndrojë edhe për vitin e ardhshëm në krye të ekipit të Teutës.Magani interviste SuperSport

Mirëpo ai paralajmëroi se futbollistëve që u përfundon kontrata në këtë vit do të largohen nga skuadra dhe nuk do të rinovojnë më. “Jam i gëzuar që sot shpëtuam nga rënia, por nuk mund të them që jam i lumtur për këtë gjë. Nuk kemi fituar gjë për të gëzuar. Ne kemi bërë detyrën tonë dhe kaq.Gerhard Progni

Unë e mora ekipin në një situatë jo të mirë, por kjo gjë nuk do të përsëritet më vitin tjetër. Me këtë dua të them që rikonfirmoj veten për sezonin e ardhshëm dhe unë do të vazhdoj të jem trajner. Mirëpo gjërat do të jenë ndryshe dhe shpresoj që të mos jemi në këto ujëra”, ka thënë fillimisht Magani.

LOJTARËT – Përveçse shprehu vlerësimin për futbollistët që dhanë kontributin e tyre për mbijetesën e Teutës, ai dha një lajm se atyre që u përfundon kontrata nuk do të luajnë në Durrës. “Lojtarëve që u përfundon kontrata do të largohen dhe do të krijojmë një grup që do të jetë i aftë për të përballuar çdo situatë.Teuta-Vllaznia

Ndeshja e ardhshme? Ne do të respektojmë kampionatin, por kampionati për ne u mbyll me fitoren e sotme (djeshme). Kemi pasur probleme në sulm gjatë gjithë sezonit dhe kjo është një nga gjërat që do të korrigjojmë në përfundimin e kampionatit”, përfundoi Magani për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"