Madagaskar-Senegal përfundon me tragjedi, një tifoz humb jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 18:42

Madagaskar-Senegal përfundon me tragjedi, një tifoz humb jetën

Një tragjedi ka ndodhur sot në një nga stadiumet e Madagaskarit. Pas një rrëmuje të krijuar në stadium, ku të gjithë tentonin të iknin nga stadiumi, shumë veta pësuan lëndime madje njëri humbi jetën.
413296_TS_09-09-18_7463099207_
Ishte duke u zhvilluar ndeshja Madagaskar – Senegal, dhe mediat kishin raportuar se interesimi për biletat ishte tejet i lartë. Si duket turma ishte e pamundur për tu kontrolluar dhe raportimet e fundit tregojnë për një të vdekur dhe të paktën 37 të lënduar. Ndërkohë që ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"