“Macja e zezë” e të kuqve, ja bilanci mes Besëlidhjes dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2021 | 13:27

“Macja e zezë” e të kuqve, ja bilanci mes Besëlidhjes dhe Partizanit

Partizani dhe Besëlidhja do të takohen për herë të tretë në pesë vitet e fundit në Kupën e Shqipërisë. Përballjet e raundeve të shkuara në Kupë kanë folur për lezhjanët, të cilët i kanë eliminuar “demat”.

PAR 1

Skuadra lezhjane ia ka marrë dorën Partizanit, duke u kthyer në një “mace të zezë”. Në sezonin 2016-2017 Besëlidhja i eliminoi të kuqtë e trajnerit Sulejman Starova, ku në ndeshjen e parë lezhjanët fituan 1-0 në Lezhë, ndërsa në sfidën e kthimit barazuan 1-1.

Ndërsa, eliminimi më i hidhur ka qenë në sezonin 2019-2020 ku “demat” drejtoheshin nga trajneri Adolfo Sormani.

Më 29 janar 2020 Besëlidhja i mposhti të kuqtë në Lezhë me rezultatin 3-0, të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Ndërsa në ndeshjen e kthimit të luajtur më 12 shkurt 2020 të kuqtë fituan 3-1, por nuk arritën të kualifikoheshin. Tani është e treta e vërteta për Partizanin, për të “thyer akullin” në Kupë ndaj Besëlidhjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"