Luzi “harron” Kategorisë e Dytë, trajneri Dalipi “kërcënon” Teutën: I surprizojmë kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:44

Luzi “harron” Kategorisë e Dytë, trajneri Dalipi “kërcënon” Teutën: I surprizojmë kampionët

Luzi “harron” kampionatin e Kategorisë së Dytë dhe përqendrohet te Kupa për një ditë. Trajneri Edmond Dalipi ka menduar të aktivizojë një formacion të përzier që t’i ruajë edhe për në fundjavë ndaj Orikut futbollistët.

edmond-dalipi

Për “Panorama Sport”, Dalipi u shpreh se Luzi do ta respektojë Kupën. “Pas barazimit në transfertë, që u harrua shpejt, do ta rikthejmë vëmendjen te Kupa. Luzi i ka mundësitë të luajë në të dy kompeticionet qetësisht, por kampionati mbetet më me rëndësi.

Kemi në përbërje lojtarë që do t’i aktivizojmë edhe sot me durrsakët. Do të bëjmë lojën tonë dhe do ta respektojmë siç duhet kupën. Është kënaqësi të luash me klube me traditë si Teuta që ka synime të larta, por ne do t’i shpalosim vlerat. Presidenti Albert Lusha na ka plotësuar çdo kusht dhe do ta përfaqësojmë Luzin mjaft mirë në çdo drejtim. Besimin e dhënë do ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Uroj t’i argëtojmë tifozët besnikë që na ndjekin kudo”, deklaroi Dalipi.

A.BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"