Lutja e Gatuzos: Mos vërshëlleni Kaliniçin, Donaruma nuk ka faj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 9:39

Lutja e Gatuzos: Mos vërshëlleni Kaliniçin, Donaruma nuk ka faj

Liga e Europës është tashmë e Milanit dhe mbetet për t’u përcaktuar vetëm mënyra. Faza e grupeve apo paraeleminatore do të vendoset në “San Siro” ndaj Fiorentinës, por Gatuzo i ka idetë e qarta. Duke folur pas ndeshjes së djeshme, ai deklaroi se: “Prisja një reagim nga skuadra dhe e pashë në një fushë shumë të komplikuar si Bergamo.

Gatuzo

Treguam personalitet, por nuk ishim mjaftueshëm të zotë për të mbyllur që sot llogaritë në vendin e gjashtë. Përveç rezultatit, çdo aspekt tjetër u interpretua si duhet ndaj mund të them se ishte ndeshja më e mirë e Milanit që kur unë kam marrë drejtimin e skuadrës”.

SULMUESI – Pikërisht grupi, koncepti i shenjtë për Rinon. Ai nuk lejon t’i prekin lojtarët, sidomos kur i sheh të japin maksimumin. Diskutimi në këtë rast vlen për Kaliniç, për të cilin trajneri tha: “E ardhmja e Nikolës nuk vlen të diskutohet sepse i përket atij dhe klubit. Ajo që dua të bëj është një apel:

kalinic

Në “San Siro” i ftoj të mos e vërshëllejnë Nikolën. Ju lutem bëjeni për mua. Ai është një lojtar me cilësi dhe e ka vërtetuar kudo që ka qenë. Nëse te Milani nuk po bën më të mirën, ndoshta kemi edhe ne fajet tona”.

donaruma

XHIXHO- Portieri kuqezi nuk e pati të lehtë, por sfida e tij ishte pozitive. Në vija të përgjithshme ishte ky mendimi i Gatuzos, që në lidhje me gardanin e Milanit tha: “Mazielo goditi 1.5 larg portës, mos e teproni duke fajësuar Xhixhon. Është 19 vjeç ndaj lëreni të qetë të ndërtojë përvojën e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"