Lutfi Nuri “ndez” Dinamon, premio për “kokën” e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 16:53

Lutfi Nuri “ndez” Dinamon, premio për “kokën” e Vllaznisë

Dinamo e ka nisur në perfeksion sezonin. Jo vetëm që kanë grumbulluar 6 pikë, por kanë edhe një golavarazh të kënaqshëm pas 180 minutave. Tre gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Megjithatë, kjo ecuri nuk është e mjaftueshme për drejtuesit e kryeqytetasve. Ata kërkojnë me çdo kusht rezultat pozitiv edhe në Shkodër.

dinamo1

Ishte vetë administratori Ismet Saliaj që pohoi se do jepej premio për fitoren ndaj Besëlidhjes, shpërblim që pritet të jepet së bashku me rrogat. Në kampin kryeqytetas është rritur shumë fryma pozitive për rezultatet e mira, por edhe nga premtimet për korrektësi në pagesa. Burime të sigurta pranë klubit thonë për gazetën “Panorama Sport” se do ketë premio nga sponsori Lutfi Nuri nëse nga “Loro Boriçi” nuk dalin pa pikë.

Pra, mjafI ton të mos humbasin, pasi veç fitores edhe barazimi do të mbushë xhepat e lojtarëve. Premio do jetë në “paketë”, pra në çdo tri rezultate pozitive z.Nuri do shpërndaj premio për ekipin. Dinamo këtë sezon ka zgjidhur çështjen e fushës stërvitore, pasi ekipi do bëjë stërvitje gjatë gjithë sezonit në Pezë Helmes.

dINAMO225

Ndërsa për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila do zhvillohet ditën e premte në “Loro Boriçi”, ekipi do grumbullohet një ditë para në Shkodër . Tashmë, duket se “halli” i financave është fshirë nga memoria e dinamovitë.

SKERDILAID SULOZEQ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"