“Lutem çdo ditë për Vllazninë”, Orelesi: Nuk jam te Kamza vetëm për stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 21:52

“Lutem çdo ditë për Vllazninë”, Orelesi: Nuk jam te Kamza vetëm për stërvitje

Nuredin Orelesi është një nga emrat e njohur të Superiores, që këtë sezon zgjodhi të jetë pjesë e Kamzës. Në një intervistë për “Supersport”, mesfushori shprehet se në këtë ekip nuk ka ardhur vetëm për t’u stërvitur, dhe që nga ndeshja e radhës me Teutën, do të kërkojë 3 pikët.

ORELESI

AVENTURA E RE – “Zgjodha të luaj me Kamzën sepse nuk kanë një skuadër te keqe, skuadra është në Superiore dhe kjo më bindi. Nuk besoj se do pendohem që bëra këtë zgjedhje, ndeshjen e kaluar ekipi luajti mirë, por për fat të keq nuk morëm pikë. Fizikisht unë jam gati dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nuk kam ardhur këtu thjesht për të bërë stërvitje dua të luaj që këtë javë, po e përsëris jam gjithmonë gati”.

NDESHJA ME TEUTËN – “Jemi përgatitur që nga fillimi i javës, trajneri na ka udhëzuar shpesh. Mendoj se kundër Teutës do të kërkojmë vetëm 3 pikët, nuk duam asnjë rezultat tjetër përveç fitores, të paktën ky është mendimi im”.

RËNIA ME VLLAZNINË – “Nuk është se kam shumë për të diskutuar rreth Vllaznsisë. Bëmë maksimumin, dhamë gjithçka për të qëndruar, për fat të keq ramë në Kategorinë e Parë. Lutem çdo ditë që Vllaznia të rikthehet në Superiore, me mua personalisht të gjithë janë treguar korrekt, edhe në aspektin e pagesës  unë jam shumë në rregull me klubin, kjo është ajo çfarë mund të them për Vllazninë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"