Lushnja, Vilfor Hysa “SMS” për kontratën: Ende nuk kam vendosur, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 16:04

Lushnja, Vilfor Hysa “SMS” për kontratën: Ende nuk kam vendosur, por…

Vilfor Hysa, një nga lojtarët e spikatur te Lushnja, në edicionin e kaluar është ende pa skuadër. Te verdhejeshilët kanë rinovuar 10 lojtarë deri më tani, por firma e 32-vjeçarit po vonon.

vilfor hysa

“Ende nuk kam vendosur, por Lushnja është në synimin tim. Për të rinovuar… Patëm një sezon të mirë. E kam thënë që ishte një sezon shumë pozitiv dhe shumë korrektë. Kam disa oferta, kam bërë biseda, po ende nuk kam vendosur. Nuk përjashtohet mundësia që të rinovoj me Lushnjën”, është shprehur ish-sulmuesi i verdhejeshilëve.

Ndërkohë, skuadra e Ilir Gjylës ka mbyllur javën e tretë të stërvitjeve, në kuadër të sezonit të ri. Te Lushnja kanë rinovuar 11 lojtarë, i fundit Arbër Mone, gati 44% e kontingjentit që mbylli sezonin në “Roza Haxhiu”.

Ndërsa deri më tani janë zyrtarizuar tri afrime të reja.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"