“Lushnja ‘viktimë’ e gjykimit, më mirë të investohet për fushat”, anëtari i asamblesë ka një propozim interesant për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 20:20

“Lushnja ‘viktimë’ e gjykimit, më mirë të investohet për fushat”, anëtari i asamblesë ka një propozim interesant për të ardhmen

Anëtarët e asamblesë së klubit të Lush njës janë shprehur shumë të pakënaqur për mënyrën si po zhvillohet gara në Kategorinë e Parë. Pas diskutimeve mbi miratimin e pasqyrave financiare, anëtari i asamblesë, Ervin Sina, e ka konsideruar Lushnjën “viktimë” të gjykimeve skandaloze.

Lushnja

“Shfrytëzoj rastin për t’u ndalur te një shqetësim i opinionit futbollistik lushnjar, zëri i të cilit jemi ne. Bashkia këto vitet e fundit e ka mbështetur fort financiarisht futbollin me qëllimin e vetëm për t’u ofruar qytetit dhe tifozëve mundësinë e të parit një ekip pretendent për në Superiore. Buxheti prej 40 milionë lekësh (të rinj) nga bashkia është një sforco e madhe ekonomike. Në kushtet kur futbolli ynë nuk arkëton shumë, është patjetër një sforco e madhe. Deri këtu gjithçka OK, por nuk mund të llogarisim ndërhyrjet e faktorëve të jashtëm që ndikojnë në garë.

Ne konstatojmë se gara nuk është e drejtë. Jemi dëshmitarë të një sezoni, ku Lushnja është ‘viktimë’ e gjykimeve skandaloze. Disa raste janë bërë publike, pasi ndeshjet janë transmetuar nga ‘TVSH’. Skandali i fundit ishte derbi me Apoloninë që i vuri kapakun talljes publike të gjyqtarëve. Është e turpshme dhe fyese për ekipin dhe qytetin kjo sjellje e vazhdueshme e arbitrave”, u shpreh Sina.

INFRASTRUKTURA – Më tej ai ka shtuar se është e kotë të ndërtohet një ekip pretendent, nëse gara është e përcaktuar. Sipas tij, më mirë do të ishte ndërhyrja në infrastrukturë. “A është justifikim për rezultatet e ekipit? Natyrisht që jo! Në fund të garës, ku ne shpresojmë ende të marrim maksimumin, duhet një analizë e hollësishme mbi paraqitjen e ekipit këtë edicion. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku miratuam buxhetin e 2020-ës, kam sugjeruar ulje buxheti për ekipin, që një pjesë e tij të shkojë për infrastrukturën.

lushnje kukesi

Nuk ka kuptim të harxhojmë përsëri 40 milionë lekë në një vit kalendarik nga paratë e taksapaguesve për një garë të paracaktuar. Do të preferoja të ndërtonim një ekip modest, me më pak harxhime, me më shumë shanse për lojtarët e perspektivës dhe një pjesë të mirë ta parave t’i investojmë për terrene. Është një projekt që ka nevojë të mirëkuptohet nga tifozët, të marrë bekimin e tyre, sepse sakrifikohet të qenit kompetitivë për një projekt më largpamës. Duke ndërtuar terrene, buxheti do të ishte më i justifikuar.

Po e fillojmë me 2.5 milionë lekë (të rinj) për fushën e Plugut, ku kemi kërkuar edhe mbështetjen e qeverisë. Dua t’i bëj një apel FSHF-së që të bashkëpunojmë për të mirën e atyre që u duan futbollin në Lushnjë. FSHF i ka në dorë projektet për komplekset sportive në Lushnjë.

Besoj se edhe kryebashkiaku Tushe ka vullnetin që me financim të përbashkët, t’ia ndryshojë faqen Lushnjës. Lushnja e Gogonit, Roza Haxhiut, Çeços, Çobanit, Malkos dhe emrave të tjerë nuk kërkon mëshirë, por thjesht respekt dhe vendin që i takon në një garë mes të barabartësh”, përfundon Sina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"