Lushnja synon Superioren, Spaho: Misioni nis nga…fitorja ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 21:46

Lushnja synon Superioren, Spaho: Misioni nis nga…fitorja ndaj Apolonisë

Lushnja nisi të hënën stërvitjen në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe dje zhvilloi seancDn e radhës, nën drejtimin e trajnerit Ilir Gjyla dhe ndihmësve të tij, Dritan Çuko dhe Mikel Spaho. Pas shpërthimit të pandemisë, skuadra mungoi më shumë se dy muaj në stadium, ndërsa tani stërvitet me rregullat e reja. Klubi ka bërë gati infrastrukturën, sipas udhëzimeve të FSHF-së.
lushnja-flamurtari2-470x313-470x313-470x313

Stërvitja është ndjekur edhe nga nënkryetari i bashkisë, Gentian Nushi, i cili është shprehur: “I kemi marrë të gjitha masat që t’u përgjigjemi kërkesave. Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm, kanë goxha punë për të bërë. Kemi folur me stafin teknik dhe do të vazhdojmë me një program që trajnerët do të ndërtojnë për të kaluar gradualisht formën me stërvitjen në grup. Kuptohet, është një situatë jonormale. Ne si administratë do t’ia plotësojmë 100% kushtet ekipit për të qenë stadiumi gati për ndeshjet. Objektivi? Do të korrim atë që kemi mbjell, do të bëjmë të pamundurën që të arrijmë Superiore. Kjo fazë e tretë kështu do të jetë, u lë  hapësirë të 4 ekipeve për të qenë fitues të grupit”.
Spaho Mikel

SPAHO – Lushnja ka 3 javë e gjysmë kohë për të përgatitur derbin me Apoloninë në Fier. Ky takim është shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të verdhejeshilëve në fazën finale. Ish-portieri i njohur, Mikel Spaho, tashmë trajner i portierëve në akademi, në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se koha deri më 14 qershor duhet të vlerësohet maksimalisht, që skuadra të përballojë me sukses fazën e tretë të kampionatit. “Lojtarët janë stërvitur individualisht në një periudhë të pazakontë. Dihet sa e vështirë është kur je vetëm, por tashmë kanë dy ditë që stërviten në fushë të organizuar. Është një hap shumë pozitiv. Pretendentët e Superiores fillojnë në mes të qershorit dhe koha është e mjaftueshme. Mendoj se Lushnja do të jetë shumë e fortë dhe hapi i parë është që të fitojmë derbin me Apoloninë. E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duke dhënë maksimumin, besojmë se do t’i mposhtim rivalët”, u shpreh Mikel Spaho. Lushnja vijon të jetë e plotë në stërvitje. Bëjnë përjashtim vetëm sulmuesit Fatjon Sefa i dëmtuar dhe Zhuga që luan i huazuar te skuadra e Shënkollit.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"