Lushnja “stopohet” në 4 afrime, Dervishi beson për ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2019 | 14:20

Lushnja “stopohet” në 4 afrime, Dervishi beson për ngjitjen

Pas pushimit të fundjavës, lushnjarët i rikthehen sot fushës për të vijuar me përgatitjet e sezonit të ri, që po i zhvillojnë në kushtet e shtëpisë nën drejtimin e trajnerit Ilir Gjyla.

lushnjaa-470x353

Lushnja e ka marrë seriozisht këtë edicion, duke dalë në fushë që më 3 korrik, ndërsa gjatë këtij muaji te verdhejeshilët janë rikthyer portieri Haremi, si dhe mbrojtësit Magani dhe Ruço. Gjithashtu, është afruar në skuadër edhe kavajasi Brahimaj, por merkatoja nuk mbyllet me kaq dhe në vazhdim priten të tjerë lojtarë për t’i dhënë skuadrës më shumë kualitet dhe siguri në objektivin e Superiores.

DERVISHI – Një nga lojtarët e zyrtarizuar edhe për sezonin e ri është mbrojtësi i krahut të djathtë, Renato Dervishi, i cili, në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet: “Ekipi vijon të punojë i qetë në stërvitje. Jemi të përqendruar në punën tonë, sepse është shumë e rëndësishme të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi aty ku duhet në aspektin fizik. Lushnja, si gjithnjë, ka dëshirë dhe do të pretendojë kreun e grupit sezonin e ardhshëm”. Mbrojtësi 23-vjeçar do të luajë sezonin e dytë radhazi dhe të pestin në total në stadiumin “Roza Haxhiu”, pas rikthimit vitin e kaluar nga Shkumbini.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"