Lushnja prodhon talente, kapiteni Dedej provohet te skuadra italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 13:22

Lushnja prodhon talente, kapiteni Dedej provohet te skuadra italiane

Pas dy javësh stërvitje pa ndeshje kampionati, lushnjarët e rifillojnë garën në Shënkoll. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla do të përballet me Shënkollin të shtunën, në orën 13:00, kur do të synojnë rikthimin te fitorja, pas zhgënjimit në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Myzeqarëve u shërben vetëm fitorja për të qenë në pozita kryesuese.

lushnja1

Për “Panorama Sport”, mesfushori Eneo Sulkja shprehet: “Jemi të përqendruar te ndeshja me Shënkollin, që ka shumë rëndësi për ne. Që të pretendosh duhen pikë, madje pikë maksimale, ndaj dhe Lushnja luan çdo ndeshje në maksimumin e saj dhe për të fituar. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. E vlerësojmë kundërshtarin dhe besoj se do të reflektojmë pas humbjes në Fushë-Krujë”. Sulkja luan sezonin e dytë radhazi në “Roza Haxhiu” dhe disa ditë më parë mbushi 26 vjeç.

lUSHNJA

PROVA – Kapiteni i skuadrës U-17 të Lushnjës, Skënder Dedej, është provuar ditët e fundit te Benevento në Itali, te të rinjtë e këtij ekipi. Ai është shoqëruar nga sekretari i klubit, Edison Koçi, dhe sipas tij, Dedej është pëlqyer, kështu që i është hapur rruga kalimit të tij te Benevento.

dEDEJ

Dedej ende nuk i ka mbushur 17 vjeç, luan në sulm dhe është shënuesi i më i mirë i Lushnjës U-17. Një element mjaft premtues dhe duket se të riut lushnjar po i jepet një shans i artë.

Alban Alushi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"