Lushnja pikiatë në transferta, Pepa: Kjo humbje duhet të jetë kambanë alarmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 22:37

Lushnja pikiatë në transferta, Pepa: Kjo humbje duhet të jetë kambanë alarmi

Hyri si zëvendësues dhe bëri mirë. Pavarësisht humbjes së skuadrës, Bruild ndikoi në ndryshimin e lojës dhe shënimin e golave.

BRUNILD PEPA

Dha një asist dhe nuk fali nga pika e bardhë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi thotë se Lushnja nuk e meriton të jetë në këto pozita dhe se kjo humbje duhet të jetë një kambanë alarmi.

“Ndeshja sot (dje) ishte e vështirë. Ne u munduam, por sytë tani i kemi nga ‘play out’-i. Kjo humbje duhet që të jetë një kambanë e madhe alarmi, pasi nuk e meriton Lushnja që të jetë në këto pozita. Lojtarët duhet që të kenë të gjithë përgjegjësi për këtë gjendje dhe duhet që ta kuptojnë se vetëm një ndeshje është dhe duhet që të japin çdo gjë”, thotë Pepa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"