Lushnja nuk “shkrep” as në shtëpi ndaj Tërbunit/ Gjyla: Luajmë futboll, gjithsesi mungon goli; Elvin Beqiri: Hall finalizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 17:00

Lushnja nuk “shkrep” as në shtëpi ndaj Tërbunit/ Gjyla: Luajmë futboll, gjithsesi mungon goli; Elvin Beqiri: Hall finalizimi

Lushnja merr pikën e parë, por vazhdon të mos “shkrepë”. Nëse në Maliq u mundën 2-0, me Tërbunin u mbyll 0-0. Gjithsesi Ilir Gjyla nuk e bën “dramë”. Edhe pse mungon goli, sheh shpresë te krijimi i rasteve dhe futbolli që ekipi bën.

iLIR gJYLA

“Është e njëjta tablo si me Maliqin, përveç pjesës që gabuam prapa. Neve na mungon goli. Edhe kundërshtari ka meritat e veta, pasi kishin edhe ata mundësitë e veta, edhe pse sporadike. Kemi pasur raste të pastra për shënim dhe nuk ia dolëm. Në futboll fiton ai që bën golin.

Mund të luash shumë keq dhe të marrësh pikët e plota në fund. Megjithatë, jemi në kushtet e nëntë ndryshimeve. Ekipi ka premisa për t’u ngritur dhe për të qenë më lart. Luan futboll dhe di të qarkullojë topin. Megjithatë, ngërçi qëndron te finalizimi. Duhet të korrigjohemi patjetër”, tha trajneri i Lushnjës.

Elvin Beqiri, i kënaqur prej lojës dhe pikës, ndonëse pret më shumë nga finalizimi. Gjatë fjalës së tij pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit tha:

elvin beqiri

“Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por finalizimi kishte mangësi. Ne u munduan disa herë, por do të punojmë që të rikuperojmë. Të fitojmë atë besimin përpara portës. Te pjesa e sulmit kemi probleme. Hysa ka bërë një volum të madh loje, por mungesa e qetësisë para portës po na penalizon. E megjithatë, është vetëm fillimi”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"