Lushnja nuk mund dot as Përmetin, Gjyla: Kemi probleme, na duhet një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 15:00

Lushnja nuk mund dot as Përmetin, Gjyla: Kemi probleme, na duhet një sulmues

Pasditen e djeshme, në stadiumin “Durim Qypi”, Lushnja zhvilloi një takim miqësor me Përmetin vendës. Edhe pse ndaj një kundërshtari nga Kategoria e Dytë, skuadra verdhejeshile nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola. Te Lushnja nuk luajtën në këtë ndeshje mesfushori Melis Haxhiu dhe sulmuesi Kejsion Kumanaku, të cilët janë të dëmtuar.

gjyla

Në minutën e 30-të të ndeshjes së djeshme është dëmtuar edhe sulmuesi Orges Xeka, një nga afrimet e merkatos, i zëvendësuar me Rediol Ademin. Lushnjarët sot do të kthehen nga Përmeti, duke mbyllur fazën përgatitore në këtë qytet.

GJYLA – Pas ndeshjes me Përmetin, trajneri Ilir Gjyla theksoi për gazetën se ka nevojë për një sulmues: “Luajtëm një ndeshje për të thyer monotoninë e fazës. Provuam të gjithë futbollistët, i zëvendësuam të gjithë në pjesën e dytë. Një ndeshje që na shërbeu për t’i ngrohur pak futbollistët, qoftë edhe nga ana psikologjike. Kemi ardhur për të dhënë ngarkesë këtu.

Edhe sot (dje) paradite kemi bërë stërvitje. Ndeshjen e kemi bërë thjesht për t’i qetësuar nga ana psikologjike lojtarët dhe për t’i parë gjatë lojës, për ta kolauduar grupin. Kemi probleme me sulmuesit e dëmtuar, duhet të shikojmë patjetër për një sulmues. Na duhet një sulmues tipik dhe jemi në bisedime. Po mundohemi ta gjejmë sa më parë”, është shprehur trajneri i Lushnjës.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"