Lushnja nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm, një lojtar konfirmon largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:57

Lushnja nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm, një lojtar konfirmon largimin

Lushnjarët zbresin sot në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Stërvitjet në mënyrë të organizuar janë dhe hapi i parë i klubit lushnjar për sezonin 2020-2021. Pritet të zbresin në fushë një pjesë e mirë e futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar në “Roza Haxhiu”, si dhe futbollistë të akademisë së klubit. Nga drejtuesit e klubit verdhejeshil po shihet mundësia për të afruar lojtarë në merkato, por ka edhe largime.

rubin-nako-653x420

NAKO – Qendërmbrojtësi Rudin Nako, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka konfirmuar largimin nga Lushnja. “Pas përfundimit të sezonit jam lojtar i lirë, pasi kontrata me Lushnjën përfundoi më 31 korrik. Për sezonin e ri nuk do të jem më pjesë e Lushnjës, nuk do të ketë rinovim dhe do të shikoj një alternativë tjetër. Që nga janari isha pjesë e një skuadre, ku dhashë maksimumin e mundësive të mia. Më vjen keq që nuk e arritëm objektivin, tani duhet të mendoj për të ardhmen time, për të zgjedhur skuadrën e re”, është shprehur mbrojtësi fierak, Rudin Nako.

Një largim që prish jo pak punë te Lushnja, pasi Nako është një lojtar me përvojë. Përveç tij, edhe Endri Magani thuajse është larguar nga Lushnja, pasi në prononcimin e fundit për gazetën ai u shpreh se rinovimi ishte shumë i vështirë.

MBROJTJA ME PROBLEME – Sezonin e kaluar Lushnja nuk vuajti vetëm mungesën e Fatjon Sefës në sulm, por edhe atë të qendërmbrojtësit Beqir Ibrahimllari, i cili u largua drejt SHBA-ve në janar. Lushnja, një skuadër pretendente për Superioren, pësoi 30 gola sezonin e kaluar dhe regjistroi 8 humbje. Shifra tepër të larta për një skuadër pretendente.

apolonia-lushnja

Ibrahimllari nuk e humbi interesin për Kategorinë e Parë dhe Lushnjën edhe në Amerikë. “Jetoj në SHBA dhe luaj futbollist në klubin e nivelit të tretë, FC Detroit Jinajtid. Presim të fillojë kampionati. Kam pasur kontakte të përditshme me çunat dhe më erdhi shumë keq që Lushnja nuk u ngjit në Superiore. Lushnja ka një ambient shumë futbolldashës dhe qyteti është shumë pasionant ndaj skuadrës, ndaj dhe ka merituar më shumë. I uroj suksese ish-skuadrës sime sezonin e ri”, u shpreh Ibrahimllari.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"