Lushnja në shifra, 7 pikë më shumë se një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 20:34

Lushnja në shifra, 7 pikë më shumë se një vit më parë

Lushnja e mbylli me humbje fazën e parë të kampionatit, u mund 2-0 në fushën e Ilirisë dhe kështu humbi edhe vendin e parë.

lushnja

Në atë ndeshje skuadra pati probleme, pasi u dëmtuan edhe disa lojtarë, të cilët tani janë në periudhë riaftësimi, si Canka, Alushi dhe Mone. “Veteranët” e verdhejeshilëve kanë shfaqur probleme gjatë kësaj jave.

Faza e dytë do të nisë sërish në transfertë për lushnjarët, të cilët do të përballen me Shënkollin. Kjo fundjavë ishte pushim, ndërsa nesër verdhejeshilët do të zbresin në terrenin stërvitor për të rinisur përgatitjet. Tashmë skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ndodhet në vend të dytë dhe 2019-ta duket se do të mbyllet me një kontigjent të reduktuar.

SHIFRAT – Për fazën e parë të kampionatit Lushnja grumbulloi 18 pikë në 9 ndeshje, me një mesatare 2 pikë për ndeshje ose 7 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Skuadra verdhejeshile shënoi 17 gola, nga të cilët 9 gola i përkasin Mikel Cankës, 2 gola për sulmuesin tjetër Ervis Gjyla dhe mbrojtësin Ledion Ruço.

Nga një gol shënuan kapiteni Sefa, mesfushorët Okeljan Baze dhe Eneo Sulkja, 1 gol edhe për qendërmbrojtësin Beqir Ibrahimllari. Lushnja pësoi 10 gola, me një mesatare 1.1 gol për ndeshje. Portieri Oltjan Haremi dhe sulmuesi Mikel Canka janë të vetmit që kanë një aktivizim të plotë prej 810 minutash. Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"