Lushnja në kaos total, Hysen Dedja s’mban më: Po iki!
Humbja me Vllazninë ka krijuar një situatë kaotike te Lushnja. Sot në stërvitje trajneri Hysen Dedja i ka kërkuar llogari mbrojtësit Alban Bizhytit për një deklaratë që ka dhënë në “Panorama Sport” dy ditë më parë. Ai ndër të tjera theksonte se trajneri i ka bërë të ditur se “nuk nuk kam besim tek ty, sepse je nipi i ish-trajnerit Artan Bano”.
Situata ka precipituar në stërvitjen e sotme, teksa shkodrani është përplasur me Bizhytin dhe më pas me Gentjan Çelën. Në këto kushte, duke parë edhe klimën jo të mirë në skuadër, Dedja ka përshëndetur lojtarët dhe ka lënë stërvitjen.
“Po iki, ju uroj suksese. Ju Bizhyti dhe Çela tani mund të luani në Vlorë”, – mësohet t’u ketë thënë Dedja “veteranëve” të Lushnjës, të cilët nuk janë aktivizuar aspak pas largimit të Artan Banos nga pankina. Mesa duket klanet po mbajnë peng skuadrën verdhejeshile, që tashmë thjesht po pret rënien nga elita.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"