Lushnja në gjuhën e shifrave, koha e analizës financiare të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 17:40

Lushnja në gjuhën e shifrave, koha e analizës financiare të klubit

Të premten, në sallën e Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Aksionerëve të sh.a “KF Lushnja 1930” me këtë rend dite:

1.Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare dhe Raportin të Auditit për vitin 2017. Njoftimi për Asamblenë e Aksionerëve është dhënë nga kryetarja Elida Gjermeni. Ndërsa administratori Vladimir Hajdari i ka dërguar asamblesë së sh.a “Klubi i Futbollit Lushnja 1930” një material për miratim, në të cilin thuhet: “Në zbatim të ligjit 9901 datë 14.04.2008, për tregtaret dhe shoqëritë tregtare” dhe të Statutit të Shoqërisë Aksionere “Klubi i Futbollit Lushnja 1930”, Neni 13, ju dërgojmë materialet si më poshtë:

lushnja mbledhja

Pasqyrat Financiare dhe raportin e audituesve për vitin ushtrimor 2017 të “KF Lushnja 1930″ sh.a”, thuhet në këtë material. Bashkëngjitur këtij materiali ndodhet vendimi i Këshillit Mbikëqyrës për miratim. Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e tij të datës 29.03.2018, pasi analizoi relacionin e paraqitur nga administratori, “Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare dhe raportin e audituesve të sh.a ‘KF Lushnja 1930’, në zbatim të statutit të sh.a ‘KF Lushnja 1930’, neni 22”, vendosi:

1 – Të miratojë Pasqyrat Financiare dhe raportin e audituesve për vitin 2017.

2 – Fitimi për 4,635,984 lekë të mbartet në bilancin e vitit pasardhës.

KAPITALET E VETA – Sipas materialeve që servir Bashkia e Lushnjës për gazetën “Panorama Sport”, kapitali themeltar i paraqitur në bilanc është i njëjtë me atë të përcaktuar në statutin e shoqërisë dhe vendimet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kapitali themeltar i shoqërisë më 31.12.2017 është 3,500,000 lekë. Humbja e dy viteve të kaluara prej 10,189,339 lekë është tranzituar në mënyrë të rregullt nga llogaria e fitimeve dhe humbjeve në humbje të mbartura. Fitimi i këtij viti ushtrimor nuk arrin të mbulojë rezultatet negative të tri viteve të fundit, por përmirëson humbjen e mbartur të shoqërisë, e cila mbetet për 5,533,355 lekë. Shoqëria vazhdon të mbetet me humbje të kapitaleve të veta në shumën 2,053,356 lekë. Në bazë të këtyre të dhënave është e kuptueshme që duhen vazhduar masat për përmirësimin e treguesve ekonomikë e financiarë të shoqërisë.

PASQYRA E TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE – “Panorama Sport” ka mësuar të ardhurat dhe shpenzimet që bën Lushnja:

1. Të ardhurat për vitin 2017 janë 45,55,333 lekë, nga të cilat 1,560,333 lekë janë të ardhura nga Akademia e Sportit dhe shitja e biletave; 3,990,000 lekë janë të ardhura nga e drejta televizive nga FSHF-ja dhe 40,000,000 lekë janë të ardhura nga subvencioni i Bashkisë Lushnjë.

2. Konsumi i mallrave, materialeve dhe i shërbimeve, në shumën 1,689,961 lekë është regjistruar me shumat e paguara ose të pagueshme dhe i përkasin vitit ushtrimor 2017.

3. Kostoja e punës në shumën 14,072,270 lekë është pasqyruar si shpenzim dhe përbëhen nga pagat e punonjësve në shumën 12,058,500 lekë dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore në shumën prej 2,013,770 lekë.

4. Shpenzimet e tjera nga veprimtaritë e shfrytëzimit, në shumën 24,805,868 lekë, janë të dokumentuara dhe janë regjistruar në shumën e paguar ose të pagueshme. Ato përfaqë- sojnë kryesisht shpenzimet për honorare në shumën 8,550.400 lekë, shpenzime për trajtime ushqimore, udhëtim e dieta 9,786,800 lekë.

5. Amortizimi i aktiveve afatgjata material llogaritur si shpenzim është 346,251 lekë. Plotësimi i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve është bërë sipas kërkesave të SKK2(Standardet Kombëtare të Kontabilitetit). Si rrjedhojë, kryesisht e subvencionit nga Bashkia të shumës 40,000,000 lekë, shoqëria rezulton me 4,635,983 lekë fitim.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"