Lushnja mund lehtë Butrintin, Gjyla ka rezerva për afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 14:42

Lushnja mund lehtë Butrintin, Gjyla ka rezerva për afrimet

Lushnja zhvilloi dje paradite një miqësore në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës. Përballë verdhejeshilëve ishte Butrinti vendës, që drejtohet nga Albert Çakuli. Lushnja e Gjylës fitoi 2- 0, me gola të shënuar nga Brunild Pepa në pjesën e parë dhe ish-lojtari i Butrintit, Okeljan Baze, në pjesën e dytë. Te lushnjarët mungoi mbrojtësi Renato Dervishi, për shkak se ndjente dhimbje në gju. Trajneri Gjyla e nisi me Haremin në portë, në mbrojtje me Maganin në të djathtë dhe Ruçon në krahun tjetër, ndërsa në qendër luajtën Nako dhe Musaku. 

lushnja

Në mesfushë u aktivizuan Pepa në krahun e djathtë dhe Sulkja në të majtin, në qendër Taullahu dhe Baze, kurse në sulm Canka kishte si partner Branicën. Lushnjarët luajtën mirë dhe u shpërblyen në minutën e 27-të, kur Pepa depërton nga e djathta, goditi bukur dhe shënoi.

ddddddd

Në pjesën e dytë, dyshja e sulmit Canka-Branica i la vendin dyshes Ervis GjylaMezini. Në mbrojtje Lundraxhiu zuri vendin e Nakos, Basha vendin e Musakut dhe Mone vendin e Ruços. Ishte pikërisht Mone që krosoi bukur nga e djathta dhe Baze devijoi saktë me kokë, duke shënuar golin e dytë për Lushnjën. Në mesfushë Alushi zëvendësoi Taullahun, ndërkohë që u larguan edhe autorët e golave Pepa e Baze për Marjus Korreshin dhe Endi Gjylën. Lushnja i mbylli ditët sarandjote me këtë fitore ndaj Butrintin të Kategorisë së Dytë.

gjyla

TRAJNERI GJYLA 

Pas mini-fazës përgatitore 10-ditore në qytetin e Sarandës dhe miqësoreve me Luftëtarin dhe Butrintin, trajneri Gjyla u shpreh: “Gjithçka shkoi mirë dhe nuk patëm probleme me dëmtimet. Faza ia arriti qëllimit. Mendoj se nga futbollistët e ardhur jo të gjithë e kalojnë klasën. Kam diskutuar gojarisht me futbollistët që kanë ardhur. Megjithatë, e përgjithshmja është pozitive për vazhdimësinë e kampionatit. Qëllimi ynë ishte të bënim një fazë përgatitore sa më të mirë. Edhe pse sot (dje) kishim ndeshje, të premten e ngarkuam skuadrën në stërvitje. Futbollistët nuk janë ende në gjendjen maksimale dhe do të mundohemi gjatë javës t’i bëjmë gati për të shtunën. Merkato? Dëshirat janë të mëdha, por duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Megjithatë, jam i kënaqur nga kjo skuadër. Jemi të kompletuar, ndoshta si asnjëherë tjetër, pasi skuadra është 80%- 90% e dubluar në role. Kjo është pozitive. Sa më shumë futbollistë të kesh, aq më mirë është, por mendoj që edhe qendrën e mbrojtjes e kemi rregulluar, e kemi riparuar”.

Alban Alushi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"