Lushnja mposht Pogradecin dhe vazhdon rrugën drejt Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 17:07

Lushnja mposht Pogradecin dhe vazhdon rrugën drejt Superiores

Lushnja ka arritur të fitojë ndaj Pogradecit në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të fazës së tretë të Kategorisë së Parë. Myzeqarët kanë triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj liqenorëve.

lushnja

Canka kaloi vendasit në avantazh në minutën e 28, por Topllari barazoi shifrat në të 39-n. Në minutën e 81-të ishte goli i Ruços që i dha fitoren Lushnjës.

Pas kësaj fitoreje, Lushnja vazhdon kryesimin e renditjes në grupin e play off në Grupin B me 30 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se Bylisi i vendit të dytë që ka luajtur një ndeshje më pak duke qënë se sipas kalendarit këtë javë ishte pushim.

renditja k1 gb playoff

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"