Lushnja, miliona nga bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2016 | 21:47

Lushnja, miliona nga bashkia

Bashkia e Lushnjës, si aksionere e vetme, zotëron të gjitha kapitalet e klubit të futbollit, prej një periudhe kohore diçka më pak se tre vjet. lushnja-luftetariKapitali themeltar është i njëjtë me atë të përcaktuar në statusin e shoqërisë.

Nuk dihet ende nëse ka negociata brenda kuadrit ligjor për të shitur kapitale, por deri më tani Lushnja me 100% kapitale të Bashkisë ka këto vlera sipas një informacioni të përgjithshëm që u dha për asamblenë e aksionerëve, i cili iu shpërnda edhe mediave:

“Klubi i Futbollit Lushnja 1930″ sh.a, është themeluar më datë 11.09.2013 dhe zhvillon aktivitetin e tij në fush- ën e organizimit të aktiviteteve sportive të futbollit; Krijimi i ekipeve zinxhirë dhe pjesë- marrja në garat sportive të organizuara nga FSHF-ja. Kjo shoqëri është e regjistruar në regjistrin tregtar (QKR), identifikuar me NIPT. Kapitali i regjistruar i shoqërisë është 3.500.000 lekë dhe zotërohet nga Bashkia Lushnjë”.

Përgatiti: Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"