Lushnja merr “lejen e zakonshme”, Spaho: Hodhëm një hap të sigurt për mbijetesën, koha të ruajmë ritmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 22:48

Lushnja merr “lejen e zakonshme”, Spaho: Hodhëm një hap të sigurt për mbijetesën, koha të ruajmë ritmin

Lushnja merr përkohësisht kreun në minigrupin e skuadrave të zonës “play out”. Verdhejeshilët kanë arritur fitoren në transfertën e Elbasanit, e treta e këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla, edhe pse me vuajtje, thelloi edhe më shumë diferencat me vendin e shtatë. Tashmë +12 pikë dhe me një ndeshje më shumë, lushnjarët me dy javë pushim presin të qetë matematikën.

lushnjaa

Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni Mikel Spaho paralajmëron se mbijetesa nuk do të rrezikohet. “Mund të them që morën tri pikë vendimtare për qëndrimin në këtë kategori. Kjo nuk është diskutuar asnjëherë nga ana jonë, sepse kemi qenë gjithmonë në diferenca të mëdha pikësh me vendin e shtatë. Mendoj që kjo fitore mbylli çdo diskutim”, është shprehur fillimisht 39-vjeçari.

mikel spaho

Portieri e quajti më shumë se të merituar këtë trepikësh, pasi skuadra besoi deri në fund te suksesi. “Mendoj se ka qenë një ndeshje e fortë dhe dua ta komplimentoj Elbasanin për paraqitjen që bëri. Ekipi besoi deri në fund, edhe pse rezultati nuk po zhbllokohej.

Madje, kundërshtari goditi edhe shtyllën. Nuk u dorëzuam dhe arritëm të shënonim golin e fitores me një aksion të bukur të sulmuesve Xeka dhe Hysa. Futbolli është edhe fat. Mendoj se kanë qenë tri pikë të merituara nga ana jonë. Tani kemi dy javë pushim dhe do të punojmë që skuadra të ruajë ritmin, të fitojë ende dhe të ruajmë vendin e pestë në grup”, përfundoi Spaho.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"