Lushnja mbyll 10 ditët në Përmet, mbrojtësi: Këtë herë ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 22:32

Lushnja mbyll 10 ditët në Përmet, mbrojtësi: Këtë herë ia dalim

Lushnjarët kanë zhvilluar dje paradite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Durim Qypi” të Përmetit. Më pas, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla është rikthyer në Lushnjë për të vijuar përgatitjet e kampionatit të ri. Verdhejeshilët qëndruan 10 ditë në Përmet, ku zhvilluan edhe një miqësore me ekipin vendës dhe nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.
Lushnja-me-tifoze-470x264
BASHA – Një nga futbollistët që ka rinovuar me Lushnjën, qendërmbrojtësi Adriatik Basha, për “Panorama Sport” shprehet: “Firmosa edhe për sezonin e ri, sepse është ekipi im i zemrës dhe do të jap maksimumin për të. Duam ta shikojmë sa më lart Lushnjën dhe përgatitjet deri tani po shkojnë shumë mirë. Po punojmë shumë fort dhe shpresojmë t’ia dalim kësaj here”. Mbrojtësi 21-vjeçar do të luajë sezonin e tretë radhazi te Lushnja dhe është një futbollist që vjen nga akademia e klubit verdhejeshil.

SULKJA – Mesfushori Enea Sulkja, pas dy sezonesh me Lushnjën, është kthyer te Shkumbini. “E kam mbyllur me Lushnjën, ishin dy vite shumë të mira dhe jam shumë i kënaqur për atë që dhashë për Lushnjën. I falënderoj të gjithë për respektin, kam pasur një pistë për në Gjermani, që nuk u realizua. Për momentin stërvitem me Shkumbinin, nuk kam firmosur, por jam drejt rikthimit tek ekipi i qytetit tim”, u shpreh mesfushori 27- vjeçar.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"