Lushnja humbet kundër Erzenit, mungojnë sërish Gava dhe Sefa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 12:29

Lushnja humbet kundër Erzenit, mungojnë sërish Gava dhe Sefa

Lushnja ka mbyllur minifazën përgatitore dimërore, pasi ka zhvilluar edhe testin e fundit ndaj Erzenit. Ndeshja është luajtur në një kompleks sportiv në qytetin e Shijakut dhe jo në stadiumin “Tofik Jashari”.

Për lushnjarët ishte surprizë fakti që nuk u luajt në stadium, por mesa duket, shijakasit ruajtën fushën, nisur edhe nga reshjet që kishin rënë ditët e fundit.

26734437_1991727364401784_7799098675955187828_n

Fillimi i takimit ka qenë i furishëm për shijakasit, që kaluan në avantazh me Dakavellin që në minutën e 10-të. Loja u ekuilibrua ndjeshëm me kalimin e minutave, por në momentin më të mirë të Lushnjës, është skuadra e Nevil Dedes, që shënon sërish.

Këtë herë, sulmuesi Lala realizon pas një goditjeje të bukur brenda zonës. Pa u mbyllur pjesa e parë, mbrojtësi shtatlartë, Franc Bufasi, arrin të shkurtojë diferencën e golave dhe skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 2-1.

lushnjaa

Me startin e pjesës së dytë, u bënë disa zëvendësime, teksa Nevil Dede dhe Hysen Dedja, thuajse hodhën në fushë të gjithë lojtarët e stolit. Për Lushnjën u aktivizuan Bejte, Ruço, Byzhyti, Allkanjari, Magani, Taullau, Dervishi, Branica, Vodo dhe G.Çela.

Ndërsa te shijakasit, morën minuta Alimadhi, Balla, Xhymerti, Gjonpalaj dhe sulmuesi i ardhur nga Partizani, Xhixhiua. Në pjesën e dytë, pavarësisht se skuadrat krijuan disa raste, mungoi goli dhe gjithçka për këtë takim u mbyll në favor të shijakasve.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"