Lushnja, Haremi: Luajmë hapur, të pësojmë më pak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 17:51

Lushnja, Haremi: Luajmë hapur, të pësojmë më pak

Lushnjarët zhvilluan dje pasdite seancën e fundit stërvitore për vitin 2019. Pjesën e parë të sezonit Lushnja grumbulloi 25 pikë, me një mesatare 2.1 pikë për ndeshje. Skuadra e Gjylës ka 5 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe është në garë për Superioren, pasi vendin e parë e ka vetëm 1 pikë larg.Harremi-portieri

Portieri Oltjan Haremi, një nga më të aktivizuarit te Lushnja, 11 ndeshje të plota, për ecurinë e verdhejeshilëve shprehet: “Jemi të kënaqur për atë që kemi bërë deri tani. Diferencat në renditje janë shumë të ngushta dhe mund të kishim marrë më tepër, por në futboll çdo gjë ndodh.

Kam munguar vetëm në derbin me Apoloninë, në ndeshjen më të rëndësishme, por fituam dhe më pas mundëm edhe Besën. U dëmtova në stërvitje, ku nxora kaviljen, dihet që stërvitemi në kushte të vështira. Kemi marrë rezultate shumë të mira, jemi vetëm një pikë më pak se vendi i parë, që do të përpiqemi ta marrim shpejt. Lushnja luan hapur, me shumë dëshirë për të fituar.

Megjithatë, duhet të pësojmë më pak. Me Besën nuk pësuam, duke dhënë shenja përmirësimi, tani të shohim pjesën e dytë të sezonit, ku jemi pjesë e një gare treshe për Superioren”. Lushnja ka pësuar 12 gola në 12 ndeshje, një shifër e lartë për një skuadër me pretendime madhore.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"