Lushnja gjen sulmuesit në miqësoren ndaj Luzit, Bano: Nuk më intereson kush shënoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2017 | 16:49

Lushnja gjen sulmuesit në miqësoren ndaj Luzit, Bano: Nuk më intereson kush shënoi

Lushnja e trajnerit Artan Bano është treguar e pakursyer ndaj Luzit duke e mposhtur 4-0 në miqësoren e luajtur dje në fushën e skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë. Te Luzi u vu re aktivizimi i shumë lojtarëve të ardhur në provë, ndërsa lushnjarët hodhën nga minuta e parë blerjet e merkatos së verës si Bejte, Gava dhe Shkullaku. Në pjesën e dytë patën hapësira dhe afrimet e tjera. Golat e takimit u shënuan nga Fatjon Sefa, Klejdis Branica, Brunild Pepa dhe mbrojtësi Franc Bufasi.

Lushnja

Takimi nisi mirë për të dyja skuadrat, që minutat e para u munduan më tepër të vendosen mirë në fushë. Luzi provoi disa herë të rrezikojë portën e lushnjarëve me Çullhajin dhe O. Xekën, por pa rezultat. Me kalimin e minutave, “tredhëmbëshi” i përbërë nga Branica, Sefa dhe Canka dha shkëndijat e para në portën e vendësve. Në minutën e 18-të Branica hyn brenda zonës dhe stopon bukur një top të ardhur nga një krosim duke shënuar golin e avantazhit, me të djathtën e tij.

Kaq mjaftoi që Lushnja të tregohej më aktivë në fushë. Lushnjarët shënojnë dhe golin e dytë me anë të Sefës në minutën e 26-të, që futet në brendësi të mbrojtësve vendas dhe sheh daljen e portierit dhe me një parabolë e dërgon topin në rrjetë. Në shifrat 2-0 mbyllet pjesa e parë.

Lushnja vs Lece

Me fillimin e pjesës së dytë, të dy trajnerët vendosën të aktivizojnë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Përpos rasteve për shënim nga dy ekipet, dy golat e tjerë të Lushnjës vijnë në fund të ndeshjes. Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesi Brunild Pepa, i cili në minutën e 85-të realizoi golin e tretë të ndeshjes. Tri minuta më pas Bufasi përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Luzit dhe shënon golin e katërt. Deri në fund nuk ka ndryshim rezultati dhe gjithçka përfundon me fitoren e thellë të Lushnjës.

“Test që i vlen ecurisë së Lushnjës”

Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, pas fitores ndaj Luzit u shpreh: “Pas disa takimesh miqësore pranuam të luajmë me Luzin për të parë më mirë formën e grupit. U mundova t’u jap hapë- sirat e duhura të gjithë lojtarëve që kisha në dispozicion. Ashtu si më parë, edhe në këtë test pashë një lojë të mirë dhe formë të kënaqshme te çdo lojtar. Ky takim na vlen për ecurinë tonë.

Gjithashtu, kam bindjen se edhe gabimet e vëna në dukje do kemi mundësi t’i korrigjojmë para startit të kampionatit. Më vjen mirë që arritën të shënojnë sulmuesit tanë. Mjafton të funksionojë grupi në tërësi, pak rëndësi kanë autorët e golave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"