Lushnja ëndërron Superioren, ja si ndryshon formacioni me 4 afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 17, 2020 | 23:46


Lushnja ëndërron Superioren, ja si ndryshon formacioni me 4 afrimet

Lushnja është një ndër tri pretendentët kryesorë të Grupit B për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit, verdhejeshilët janë pozicionuar në vendin e dytë ose në zonën e “play-off”-it. Ky është një vit jubilar për klubin myzeqar, që feston 90-vjetorin e krijimit dhe kërkon ta konkretizojë me rikthimin në futbollin elitar. 

lushnja

Lushnjarët kanë zbritur në fushë që më 6 janar dhe aktualisht po zhvillojnë minifazën përgatitore në Sarandë, kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me Luftëtarin në Gjirokastër, ku barazuan 1-1. Në merkaton e dimrit, skuadra e trajnerit Gjyla ka bërë disa lëvizje dhe lojtarët e afruar mendohet se do të jenë titullarë.

Janë 4 ndryshimet te verdhejeshilët, ku Emiljan Lundraxhiu dhe Rudin Nako do të zënë vend në mbrojtje, duke zëvendësuar “kokë më kokë” Denis Brahimajn dhe Beqir Ibrahimllarin. Dy ndryshimet e tjera i takojnë sulmit, ku janë rikthyer Brunild Pepa dhe Klejdis Branica.

Veterani Fatjon Sefa është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë, ndaj dhe mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e trajnerit Gjyla për partnerin e Mikel Cankës, i cili po mban edhe shiritin e kapitenit. Si Pepa, ashtu edhe Branica, janë rikthyer për të luajtur dhe ndoshta do të ketë vend për të dy në formacion, bashkë me Cankën. Lushnja është në tentativën e dytë për t’u ngjitur në elitë, ku për herë të fundit ka qenë në sezonin 2017-2018.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com