Lushnja e plotë, Gava sfidon shkodranët: Këtë herë nuk na mposhtin dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 15:26

Lushnja e plotë, Gava sfidon shkodranët: Këtë herë nuk na mposhtin dot

Përballja e drejtpërdrejtë me Vllazninë, që do të luhet të shtunë në “Roza Haxhiu”, është shansi i fundit i lushnjarëve për të mbajtur të gjalla shpresat për mbijetesën në Superiore. “Është një ndeshje direkte dhe kuptohet rëndësia e pikëve. Lushnja do të japë maksimumin për të ngushtuar distancën e pikëve me këtë rival nga -5 në -2.

gava

Është e padiskutueshme. Nuk ka logjikë tjetër dhe alternativë tjetër për Lushnjën. Ekipi ditën e shtunë do të luajë për fitore dhe po përgatitet për të marrë tri pikët”, është shprehur mesfushori qendror Orgest Gava, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Hysen Dedja.

Lushnja vs Lece

Përveç Cankës që është i skualifikuar, Lushnja nuk ka mungesa në përballjen ndaj kuqebluve. Asnjë problem për Ruçon, që pas përplasjes me Liçajn, gjatë ndeshjes Lushnja-Luftëtari, duket se nuk ka asnjë problem dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën. Lushnja ka një kohë shumë të gjatë që nuk fiton me Vllazninë.

lushnja flamurtari

Edhe në këtë sezon, verdhejeshilët i kanë humbur të dyja takimet si në Fier, ashtu edhe në Shkodër. “Është fatkeqësi që Vllaznia neve na ka mundur dy herë.

Këtë ndeshje që kemi në fushën tonë do ta fitojmë me patjetër. Nuk mundet më që ky kundërshtar të na mundë përsëri. Ekipi do të japë maksimumin për fitore ndaj një kundërshtari që tri pikët janë plotësisht të realizueshme”, u shpreh mesfushori Orgest Gava.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"