Lushnja e inauguron me fitore fushën e re të stadiumit, gjen pikët e para përballë Besëlidhjes në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 18:05

Lushnja e inauguron me fitore fushën e re të stadiumit, gjen pikët e para përballë Besëlidhjes në shtëpi

Lushnja arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Besëlidhjes në javën e tretë të Kategorisë së Parë.

WhatsApp Image 2022-09-17 at 4.07.15 PM

Vendasit e nisën mirë takimin të cilët shënuan dy herë, por përpara fundit të pjesës së parë, lezhjanët gjetën dy herë rrjetën brenda dy minutave.

Në minutën e 84’ ishte Pepa i cili shënoi dhe i dha vendasve tre pikët e para për këtë sezon, duke inauguruar fushën e rikonstruktuar të stadiumit “Roza Haxhiu” me një fitore.

Kështu Lushnja ngjitet në vendin e 9-të me 3 pikë, ndërsa Besëlidhja qëndron në vendin e 6-të me katër pikë.

REZULTATI:

LUSHNJA 3-2 BESËLIDHJA

Canka (P) 6′, Pepa 25′, 82′ / Da Silva 42′, Shehu 43′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"