Lushnja, e bindur për mbijetesën. Prençi: Këtu për të qenë titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 17:31

Lushnja, e bindur për mbijetesën. Prençi: Këtu për të qenë titullar

Prej një jave, lushnjarët ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Klubi lushnjar ka rinovuar me pjesën dërmuese të futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar. Gjithashtu janë bërë dhe disa afrime si: Pepa, Bejte, Prençi, Gava, Meto e Shkulaku. Afrimi më i fundit i lushnjarëve, mbrojtësi Elvis Prençi, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” shprehet:

Elvis Prenci

“Kërkesa për t’iu bashkëngjitur Lushnjës ka qenë nga trajneri Bano. E falënderoj dhe do të motivohem maksimalisht për të justifikuar besimin që më është dhënë. Pas shumë kërkesave kam zgjedhur Lushnjën, për të qenë titullar në këtë ekip. Momentalisht jam i kënaqur me ambientin e ngrohtë dhe miqësor që kam gjetur këtu në Pogradec, pasi me shumë futbollistë jam njohur kur luaja me ekipe të tjera. Por, mbi të gjitha, jam i kënaqur me kontratën e firmosur për një sezon me drejtuesit e Lushnjës”, tha mbrojtësi Prençi.

Futbollisti 24-vjeçar është produkt i shkollës dibrane. Ai u bë i njohur në kampionat me skuadrën e Kukësit, kur ishte vetëm 19 vjeç festoi kategorinë Superiore me kuksianët. Më pas kaloi te Teuta, Partizani dhe Korabi. Lushnja do të jetë skuadra e tij e pestë në karrierë.

Elvis Prenci Korabi

FAZA

Prej një jave, lushnjarët ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Klubi ka rinovuar me pjesën dërmuese të futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar. Gjithashtu janë bërë dhe disa afrime si: Pepa, Bejte, Prençi, Gava, Meto e Shkulaku. Deri më tani, lushnjarët kanë zhvilluar dy miqësore. Kanë barazuar 0-0, në “Roza Haxhiu” me Laçin, më 26 korrik dhe kanë humbur në “Via del Mare”, me Leçen më 3 gusht.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"