Lushnja barazon me Laçin, Bashkia jep 100 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 11:04

Lushnja barazon me Laçin, Bashkia jep 100 milionë lekë

Lushnja dhe Laçi kanë zhvilluar dje një takim miqësor në stadiumin “Roza Haxhiu”, që ka përfunduar në barazim pa gola. Kjo mund të rezultojë dhe ndeshja e fundit që luhet në impiantin lushnjar, pasi nga momenti në moment pritet të ndërrohet tapeti. Takimi ka nisur me një frymë miqësore dhe në orët e vona të pasdites për të eliminuar vapën e madhe.

lushnja

Qetësinë e ka prishur Mone në minutën e 35-të me një gjuajtje shumë të bukur nga 20 metra, por topi përfundon pak mbi tra. Lushnja mund të kishte kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë me Sefën, që goditi brenda zonës, por topi përfundoi jashtë. Në pjesën e dytë te Lushnja u aktivizuan Meto dhe Bitri.

Lushnja-Laci

Mesfushori fierak gjuan bukur nga një goditje dënimi, por sërish topi nuk gjen kuadratin. Dy minuta më vonë, Sefa godet me kokë shumë pranë Selmanit, që devijon dhe i mohon golin Lushnjës.

Te verdhëjeshilët në pjesën e dytë u aktivizua sarandjoti Çakalli, ndërsa te kurbinasit Benkert Abdija, një mesfushor 23-vjeçar. Laçi shoqërohej nga presidenti Pashk Laska, ndërsa Lushnja ndiqej në tribunë nga nënkryetari i Bashkisë, Gentian Nushi.

Mimi Xhoxhi Lushnja

Ndërkohë, dje në mesditë është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lushnjës, teksa këshilltarëve iu është propozuar një shtesë në buxhet për futbollin prej 10 milionë lekësh të rinj. Propozimi është hedhur për miratim dhe shumica e këshilltarëve ka ngritur kartonin jeshil

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"