Lushnja akord me Maganin, një mesfushor mendon tërheqjen nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 21:30

Lushnja akord me Maganin, një mesfushor mendon tërheqjen nga futbolli

Te Lushnja janë treguar më të shpejtë se kurrë. Me të mbyllur sezonin 2022-2023, kanë menduar për të riun. Hapi i parë është pankina. Me largimin e Klevis Dalipit nisën kërkimet për pasardhësin. Në fakt nuk u lodhën shumë, pasi ishte dëshirë e kahershme.

MAGANI

Mjaftoi një takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa dhe peqinasi Gugash Magani, u bind. Palët kanë rënë dakord dhe tashmë pritet vetëm prezantimi i tij. Se kur do të ndodh kjo, është e vetmja gjë që nuk dihet. Me zyrtarizmin e trajnerit të ri, do të nisë ndërtimi i ekipit. Përforcimet do të jenë të pashmangshme dhe pritet që cilësia të mos mungojë te verdhejeshilët.

E megjithatë, një pjesë e organikës mund të qëndrojë. Nuk janë të paktë lojtarët që “sytë” i kanë pikërisht te rinovimet. Ndryshe e ka planin Ergys Alushi. Mesfushori po mendon tërheqjen nga futbolli dhe këtë gjë e tha në një prononcim për “Panorama Sport”. Dënimi që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave, e ka cacur drejt këtij vendimi.

Ergys Alushi

“Nuk kam luajtur që nga ndeshja me Apoloninë dhe arsyeja dihet. Ai dëmtim më la jashtë. Kryesorja është që kampionati mbaroi mirë dhe shpëtuam. Po mendoj tërheqjen nga futbolli i luajtur. Kam 8 sezone që luaj me këtë fanellë dhe kam përjetuar shumë emocione. I uroj më të mirën ekipit të zemrës”, përfundoi 36-vjeçari.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"